Procedura

Disa nga procedurat nga Klinika Venus.

HEQJA E QIMEVE ME LASER

Per shume njerez prania e qimeve ne vendet e padeshiruara perben nje stres dhe shpesh here nje burim terheqje nga shoqeria. Imagjinoni sikur mos ju duhet kurre te ruheni, apo te perdorni makinen apo dyllin perseri e perseri. Teknologjia e avancuar e Lasert ka bere te mundur te pakesoje ne menyre perfundimtare qimet me shpejtesi dhe lehtesi me rezultate per nje kohe shume te gjate te cilat jane provuar. Heqja e qimeve ju jep ju komfort, kofidence dhe te ndiheni bukur. Tek Venus Laser Center stafi yne eshte kualifikuar per trajtime te tilla duke perdorur teknologjiine me te avancuar duke ju ofruar siguri, efektivitet me aparatet e me te fundit.

RIPERTERITJA DHE TONIFIKIMI I LEKURES

Tonifikimi lekures eshte nje teknologji revolucionare e cila tonifikon, ngre dhe rrit elasticitetin e lekures se fytyres dhe trupit duke stimuluar rindertimin e kolagenit nen lekuren tuaj. Tonifikimi lekures behet per cdo pjes te trupit duke e bere lekuren tuaj te duket me e re.

TRAJTIMI I AKNEVE DHE SHENJAVE PAS TYRE ME LASER

Venus Laser Center ju ofron trajtime te shkelqyera te trajtimit te akneve dhe shenjave pas tyre.Ndryshe nga terapit e tjera me drite qe vetem vrasin bakteret tek ne nepermjet Laserit dhe energjise foto-termale duke vepruar direkt atje ku fillon akne-gjendren sebace(gjendra e yndyres). Vetem me gjashte trajtime pacienti veren ndryshime te jashtezakonshme. Laseri gjithashtu rimodelon kolagenin duke pakesuar pamjen e rudhave dhe cikatriceve post akne.

DIAGNOSTIKIMI NISHANEVE ME DERMATOSKOP

Ndryshe quhet dhe Epiluminishenca MikroskopkeNepermjet perdorimit te Dermatoskopit behet e mundur diferencimi i nishaneve dhe formave kanceroze nga ajo jo kanceroze qe ne stadet e hereshme.

Duke perdorur kete teknologji Dermatologet jo vetem jane te afte te shikojne ne siperfaqen e lekures por gjithashtu te shohin imazhe dhe ne brendesi te shtresave te lekures.

Metoda e Epiluminishences Mikroskopike hap nje dritare te re te tipare morfologjike, ngjyrime dhe vecanti te cilat nuk shihen me mikroskopine tradicionale te lekures. Universiteti i Vjenes ne Austri eshte pionieri i kesajmetode te avancuar. Sot eshte metoda me e avancuar per zbulimin e hershem te Melanomave Malinje, dhe keshtu, dhe per diagnostikimin e formave beninje dhe malinje te tumoreve te lekures.

Epiluminishenca mikroskopike (ELM) ben qe ju te shihni dhe shtresat nen lekure:

- diagnostikimi hershem i melanomas malinje
- diferencim me i lehte midis formave beninje dhe malinje.

 

KIRURGJI DERMATOLOGJIKE ME LASER

Duke perdorur metoden ablative ose joablative, ne menyre te fokusuar apo defokusuar rezet far infra red depertojne ne lekure duke bere koagulim te kapilareve te gjakut,heqje te njollave apo heqje te nishaneve. Kapilaret e kuq perbejne nje problem te madh per shume njerez, origjina e tyre mund t e vije nga semindje te ndryshme, te jene te trasheguara apo te fituara. Venus Laser Center ju ofron dhe ju siguron pakesim dhe ne shumicen e rasteve zhdukje te tyre. Heqjen e nishaneve apo formave parakanceroze ne menyren me estetike krahasuar me bisturine.

Trajtimi kapilareve te fytyres (Teleangioektazi) dhe te kembeve

(angiom stelare e te tjere)

Absorbimi i rrezes laser nga hemoglobina e gjakut (ose oksihemoglobina) te cilat jane target per keto rreze, ben qe te perthahet dhe si rezultat zhdukjen e kapilareve(ene gjaku) te cilet mund te jene ngjyre te kuqe apo blu me diameter te vogel. Nese shihni qe ne fytyren tuaj keni kapilare te holle apo ne formen e kembeve te merimanges si dhe ne kembet tuaja vereni nje pamje qe ju nuk ju pelqen, zgjidhja me e mire nga ana kozmetike eshte heqja e tyre me laser.

Heqje nishaneve me laser (Verruke, keratos solare etj..)

Nishanet mund te jene me origjine te ndryshme, nen efektin e rrezeve te diellit sidomos nga ora 10:00 – 16:00 pasdite te cilat jane rrezet e demshme, mund ti zmadhoje apo te ndryshoje origjinen. Me ane te nje ekzaminimi te thjeshte me dermatoskop ju mund te merrnipergjigje per llojin e nishanit si dhe nje zgjidhje nga ana estetike me ane te rrezes laser, e cila nuk le shenja sidomos ne zonen e fytyres.

Trajtimi i Ksantelasmes me laser

Keni pllaka te verdhe yndyrore ne kapaket tuaj te syve, apo rreth tyre ? Nese keni rritje te kolesterolit me origjine familjare dhe keto pllaka ju shqetesojne, me ane te rrezes laser ju mund ta zgjidhni kete problem.

PEELING KIMIK

Venus Laser Center ju ofron peeling kimik te nje shkalle mjekesore si nje menyre e shpejte dhe efektive duke permiresuar pamjen e lekures tuaj. Peeling kimik eshte perdorur prej dekadave per te hequr shtresen e jashtme te demtuar te lekures duke nxjere nje lekure me te re me te paster me te shkelqyshme me vitale.Shpesh referohet si “peeling kimik” i kohes se drekes” dhe kryhen ne fytyre ne bust,duar, qafe, kurriz, shpatulla, kembe dhe ne zona te tjera ku ka, rudha fine, strie, njolla te diellit, barres, te moshes, dhe diskolorime te lekures. Peeling kimik eshte gjithashtu efektiv dhe ne cikatricet eakneve.

BOTOX®

Dukesh shume vite me e re pa perdorur kirurgjine. E sigurt dhe efektive pa efekte anesore dhe rezultate te menjehereshme. Botox shpeshhere quhet dhe si “heqesi i rrudhave ne shishe”eshte nje proteine e purifikuar. Kur doza te vogla injektohen direkt ne muskul nga nervat ne muskulin e injektuar bllokohet nje neurotrasmetus i cili nuk lejon kontraktimin e muskulit duke bllokuar rrudhat dhe duke bere te mundur relaksimin e muskujve. Ky relaksim muskujsh ben lekuren te zbuse rrudhat persistente qe jane krijuar nder vite. Trajtimet kozmetike me Botox zakonisht i mbajne muskujt mbi 4 muaj te relaksuar. Rezultatet jane te pabesushme. Brenda pak diteve lekura juaj eshte e shtrire, e bukur dhe ndryshe nga kirurgjia plastike eshte e shpejte, e thjeshte dhe minimalisht invasive.

FILLERS

Dukesh shume vite me e re pa kirurgji-rrit bukurine natyrale me injektimin e acidit hyalirinik. Injektimi I fillers eshte nje metode e sigurt dhe efektive. Rregullon volumin, korrekton rrudhat e thella e siperfaqesore perreth hundes dhe gojes, midis vetullave. Acidi hyalurinik eshte nje substance me baze jo-animale, nje xhel I biodegradushem nga organizmi I cili ndodhet ne % me te madhe ne lekure. Ky xhel injektohet nen lekure ne sasi te vogla menje shiringe shume fine. Rrezultatet jane te pabesushme rrudhat tuaja mbushen duke dhene nje pamje natyrale dhe me rezultate qe zgjasin per nje kohe rreth nje vit.