Si rrjedhoje e nje kontakti te gjate te lekures dhe ferkimit me masken nxitet formimi i” akneve mekanike” apo ndryshe sic dermatologet I quajne Maskne,fenomen qe eshte vene re shume gjate kohes se Pandemise.Lokalizimi eshte kryesisht ne:
Faqe
Rreth gojes
Nofullave
Si rrjedhoje e ferkimit te maskes me lekuren qellizat e vdekura qe bien cdo dite nuk kane ku shkojne dhe si rrjedhim mbeten te bllokuara.
Si ndikon maska ne krijimin e Maskne?
Lageshtia, si rrjedhoje e frymemarjes per ore te gjata brenda saj behet shtrat per aknen.Kjo ben qe te bllokohen poret,yndyra dhe krijimi I nje ambjenti per krijimin e infeksionit mykotik.
Bakteret djersa,yndyra,make-up poshte maskes mbyll poret,duart tuaja sa here prekin masken behen burim kontaminimi dhe infektimi te lekures duke ricuar dhe ndihmuar ne rinfektim.
Ferkimi,si rrjedhjoje e mbajtjes gjithe diten ferkimi i maskes me lekuren ,prish barrieren mbojtese te saj dhe si e tille behet me e ndjeshme per hyrjen e baktereve dhe inflamimin.
Koha e ngrohte,nxehtesia dhe lageshtia e acarojne aknen dhe prodhimin e yndyres.
Koha e ftohte, maska mund te coje ne akne si ne kohen e nxehte apo edhe kur bije bresher,koha e ftohte e than lekuren dhe e ben me te lehte qe irritantet qe shkaktojne pucrra te cilat hyjne nga poret.
Duke qene se lekura eshte organi me I madh I trupit ajo ka shume funksione te rendesishme ,per te mbajtur nje balance te mire te saj rekomandohet qe rutina duhet te vazhdoje duke u fokusuar ne qetesimin e lekures dhe rivitalizimin.
Pastruesit,larje 2x.dite per te shmangur mbivendosjen e baktereve nga prodhimi tepert I yndyres por kujdes nga tharja.
Toniku,eshte pjese e rendesishme e zbutjes se lekures.Perdorni perberes me aloe vera apo katravec.
Hidratojeni rregullisht lekuren,eshte pjese e rendesishme duke perdorur hidratues te lehte jo komedogjenik,te pasura me ceramide dhe acid hialurinik per te rregulluar barieren e lekures,duke parandaluar irritimet nga maska per te mbajtur hidratimin.
Krem kunder shenjave,nje krem hidratues post shenjave ndihmon ne sherimin e shenjave
Zgjidhni kremin me filter mbrojtes,zgjidheni sipas tipit ,kur keni dyshime zgjidheni me permbajtje me minerale,keta kremra jane te fomuluar me titanium dioxid dhe oksid zinku te cilattolerohen me mire.
Eksfoliantet duhet te jene te bute,te cilat ndihmojne ne cbllokimin e poreve.1-2x ne jave rekomandohet eksfolianti.
Keshilla te vlefshme
Hiqni makeup pasi perzierja me yndyren,djersen ben qe te kondesohet dhe bllokohen poret duket krijuar ambjentin e pershtatshem per infeksione
Mos I shtrydhni pasi do me shume kohe per tu sheruar por dhe shperndan bakteriet.
Higjena e duarve ,bejeni shprehi mos e prekni fytyren,lajini me uje dhe sapun dhe hidratojeni pas saj.
Menaxhoni stresin dhe mbani nje diete te shendeteshme.
Shpesh here maskat shkaktojne dermatit perioral apo dermatit kontakti ,si rrjedhoje e ndjeshmerise se lekures nga maskat prandaj zgjidhni nje maske pambuku apo mendafshi,lajeni rregullisht dhe mbajeni te mbuluar ne leter kur e hiqni per ta mbajtur larg baktereve.Nese keni nje nga keto probleme drejtojuni dermatologut per tju diagnostikuar sakte per te marre mjekimin e duhur.