Renia e flokeve eshte nje problem ne Dermatologjine klinike.
Pacientet mund te ankohen per effluvium (humbje te flokeve) apo Alopeci (mungese e dukshme e flokeve).Problemi I renies se flokeve eshte i nje rendesie te madhe. Nje pike e rendesishme ne historine renies se flokeve perfshihet zgjatja e humbjes se tyre, semundjet shoqeruese, shtatezana, semundje metabolike, semundje qe fshihen si ato te tiroides apo histori familjare pra shkaqe andogene apo ekzogene.
Nje shqetesim I madh eshte renia e nje numri te madh qe bien cdo dite por ndonjehere pacienti dhe mund ti duket shume renia e kesaj sasie,duke patur parasysh se 60-100 fije floku bije cdo dite me disa variacione sezonale ku ne vjeshte bien pak me shume se ne dimer.Ata qe e lajne flokun cdo dite kane renie te rregullt cdo dite kurse ata qe e lajne vetem nje here ne jave nuk eshte e cuditshme qe piku I renies te jete dhe me I madh. Shume trajtime nga me te ndryshmet mund te gjeni ne treg, por cili eshte me I miri per ju?
Si duhet ti zgjidhni keto produkte?
Duke qene se renia e flokeve sic e permendem dhe me lart eshte e formave te ndryshme si rrjedhoje e faktoreve te ndryshem, eshte e nje rendesie paresore vizita te mjeku Dermatolog per te percaktuar shkakun se nga ju vjen kjo renie?
Se pari percaktohet ku eshte prezente alopecia.Kjo ehste e lehte per tu bere nese eshte nje zone lokale e humbjes se flokeve(alopeci areata) apo renie ne pjesen e perparme te kokes(alopeci androgenike)Pyetja tjeter eshte nese floket bien jashte nga folikuli apo jane te thyer.Per kete behen disa tested he ekzaminime.
Disa nga format me te shpeshta te renies se flokeve qe hasen me shpesh jane Alopecia Areata(renie ne forme njollash).Incidenca e kesaj alopecie eshte 1-2%.Zakonisht pacientet paraqiten me 1 apo me shume njolla ne forme ovale apo te rrumbullakta me renie floku te papritur deri ne renie totale te saj .Kjo lloj renie mund te preke mjekren,vetullat,qerpiket dhe zona te tjera me qime gjithashtu.
Alopeci difuze; e cila eshte e rralle pa njolla dhe zakonisht progreson ne humbje totale te qimeve.Alopeci totale ne te cilen humbasin te gjithe floket ne koke dhe ajo universal ku humbasin qimet ne te gjithe trupin. Mund te perdoren kortikosteroidet oral apo intra-lezional. Perdorimi I Zn per nje periudhe 3-6 mujore ehste pare te ndihmoje ne rrezultatet positive per trajtimine kesaj renie.
Alopeci Androgenikee e burrave;eshte shume e zakonshme rreth 50% e burrave e pershkruajn veten e tyre me kete lloj renie.Faktoret kryesor te kesaj renie jane predispozicioni genetic dhe androgenet.Faktoret racial dhe familjar mund te luajne rol.
Aristoteli ngriti nje pyetje?
Pse androgenet stimulojne rritjen e mjekres dhe qimeve ne trup dhe renien e flokeve ne koke?
Akoma nuk i eshte dhene nje pergjigje kesaj pyetje.Trajtimi I kesaj lloj renie behet I perhershem duke ju referuar dhe shkaqeve te cilat influencojne,Kryesisht perdoret minoksidil 2% dhe 5%,finasterid,transplanti flokeve.
Alopeci androgenike e femrave shkaktohet nga te njejtet faktore si tek burratNdoshta 10% e grave ankohen per hollim te flokeve para moshes 30 vjec.Pas menopauses estrogenet ulen dhe androgenet behen dominant.Alopecia androgenike ne grate premenopauz zakonisht fillon ne maje te skalpitZakonisht pas menopauses alopecia mund te pritet qe te progresoje.Tearapia zakonisht dhe ketu behet me minoksidil dhe antiandrogenik.
Telogen effluvium e cila eshte me e shpeshte tek femrat.Agente te shumte jane lidhur me kete lloj renie si infeksione,gjendje shoku traumatic apo emocional,lindja e nje femije,nderhyrje kirurgjikale, nje humbje difuze mund te ndodhi dhe disa muaj me vone pasi te keni kaluar keto probleme.Mjekimi mund te behet me minoksidil,multi-vitamina,biotin,duhet pare nese ka deficence te hekurit apo jo apo semundje te tiroides ne menyre qe te korrigjohen.
Renia e flokeve me karakter kronik dhe e vazhdueshme, me se shumti i perket burrave por mund te preke edhe femrat.Karakterizohet nga nje rrallim gradual por progresiv I mases kapilare per shkak te alterimit te ciklit jetesor te flokut nen stimulin androgjenik.
Veprimi i trajtimit specifik ben qe te ruhet funksioni i folikujve te flokeve akoma aktive duke ngadalesuar degjenerimin e tyre.Disa nga produkte te cilat pund ti kuroni mund te rekomandohen per trajtimin e kesaj patologjie.
Renia e flokeve te femrat ne me te shumten e rasteve eshte rastesore dhe e lidhur me modifikime endokrine, gjendje te stresit, shtatezani ose marrje medkamentesh qe provokojne atrofizimin e parakoheshem te folikulit te flokut duke shkurtuar ciklin jetesor te tij.Per zgjidhjen e problemit qe shkakton renien e flokeve, perdorimi i trajtimeve specifike i mundeson folikulit te rifilloje ne menyre fiziologjike nje aktivitet normal.
Renia e flokeve te femrat.
Phytocyane ;Trajtim kunder-renies ri dendesues me base ekstraktesh te Ginko Bilboa dhe Viburno, kompleks te Polifenoleve te rrushit dhe Vitamina te grupit B, Proteina te sojes, derivate te Tiroksines. Mbron folikulin e flokut dhe ekosistemin e tij duke kufizuar shfaqjen e flokeve te bardhe dhe permireson mbajtjen e formes se krehjes. Efikasitet anti renie I vertetuar ne 85 perqind te rasteve*. Floke voluminoze ne 94 perqind te rasteve**.
Teknika te reja te stimulimit per rritjen e flokeve jane Laseri IGrow , mesoterapia, kombinimi me Dermaroller. Rrezultatet jane te jashtezakonshme.
Me ane te nje vizite ju mund te ndihmoni veten tuaj per te zgjidhur kete problem.